@durresilajm: Një pjesë e komunitetit të fshatit Rrushkull, në Njësinë Administrative Sukth, zhvilluan sot një protestë për infrastrukturën e degraduar të rrugës kryesore që përshkon zonën e tyre. Punimet e kryera muaj më parë për sistemimin e rrjetit të kanalizimeve, pjesë e një investimi të Bashkisë Durrës me vlerë rreth 32.5 milionë lekë të reja, e kanë dëmtuar edhe më shumë këtë aks rrugor. Sipas banorëve, kanalizimet e hapura anash rrugës kanë mbetur të palidhura me rrjetin kryesor, ndërsa përgjatë gjithë gjatësisë së këtij aksi shfaqen gropa të mëdha që e bëjnë thuajse të pamundur lëvizjen e automjeteve dhe këmbësorëve. Sipas banorëve, një ditë më parë në zonë janë shfaqur punëtorët e firmës, të cilët u kanë thënë se do të shtrojnë me asfalt vetëm 3 metra të gjerësisë së rrugës, ndërkohë që ajo është 5 metra e gjerë. Në deklaratat e tyre, banorët theksojnë se kjo zonë është tërësisht jashtë vëmendjes së pushtetit vendor. Për këtë arsye, ata kërkojnë që drejtuesit e Bashkisë të vijnë dhe të mbajnë kontakte me komunitetin e zonës lidhur me ndërhyrjen që do të bëhet, pasi jetesa në këtë gjendje është shumë e vështirë. Në të njëjtën kohë, banorët deklaruan se, nëse vijon shtrimi vetëm i tre metrave gjerësi, ata do të përshkallëzojnë veprimet e tyre deri në bllokimin e autostradës Durrës-Tiranë. Në mbështetje të banorëve ishte edhe kreu i Partisë Demokratike, dega nr. 2 në Durrës, Osman Stafa. Gjatë fjalës së tij, Stafa e cilësoi këtë situatë si shpopullim me qëllim dhe braktisje institucionale të kësaj zone. Ai i bëri thirrje kryetares së Bashkisë Durrës, Emiriana Sako, që të vijë dhe të shohë nga afër problemet e zonës. “Zonjë, shkule b*thën nga karrigia e kryetares së Bashkisë dhe hajde rri një ditë me këta banorë për të kuptuar dhimbjen e tyre”, tha Stafa.
DurrësLajm
Region: AL
Thursday 12 November 2026 13:28:17 GMT
Music
Download
Comments
amari gabriel :
Krytarja sako e ka katandis kshu kte bashki
2026-11-12 14:00:33
9
Flutura :
Mbas vitit 2000 rruga e rrushkullit ka filluar te ket probleme,por si ket her nuk e kisha pa ndonje her aq skandal….TURP shtetit dhe Bashkis Sukth.
2026-11-12 16:19:18
2
dhorapetani :
e drejte te
vete e prishen dhe duhet ta regullojne
2026-11-12 18:20:59
0
dedede :
jooo ishte rrrug ma e keqe qe kam has deri tani ne Rrushkull
2026-11-12 13:52:29
1
tasha :
AHHH SA ME DHEM SHPIRTI PER ATE RRUSHKULL !
2026-11-12 19:59:19
0
kukes100 :
Turp ne vitin 2026 akoma kemi kto probleme
2026-11-12 16:43:29
0
Shqipëri :
2026-11-12 16:35:03
0
user123 :
te lumt goja bukurije
2026-11-12 15:48:58
0
🌹 :
bravooo bravooo shum bukur ajo qeuhet
2026-11-12 15:20:52
0
Amo mia famiglia :
Bravoooo Egla te lumte goja ❤️
2026-11-12 15:26:37
0
user123 :
bravo egëa
2026-11-12 15:48:26
0
Ɲoɓoɗƴ 🅐² :
si qenka katandisur Rrushkulli ...që kaq vite tash u ra mendja me u zgju
2026-11-12 15:28:08
1
klodi Durres :
kurre me parti socialiste
2026-11-12 20:03:38
0
𝑫𝒂𝒓𝒌𝑾𝒆𝒃 :
Sa kalon Kthesen Ariut duke filluar nga 45 e tutje Rrushkull Perlat Hamallaj esht mjerim, turpi zotit ne 2026 me keq se ne mesjete
2026-11-12 17:10:06
0
Shpetim Tavani :
Pu pu pu çfar katastrofe as në Indi nuk i gjenë këto rrugë në këtë gjëndje !!
2026-11-12 15:32:14
0
MisterXX :
Rrushkull imagjino cf emri
2026-11-12 14:57:32
0
Roland Qose :
😳😳😳😳😳
2026-11-12 14:24:26
0
Ermir Cenaj :
😔😔😔
2026-11-12 19:21:41
0
To see more videos from user @durresilajm, please go to the Tikwm
homepage.