@clikmedia.tv: Vrasja e 38-vjeçares në Austri, arrestohet edhe një 45-vjeçar nga Kosova për dyshimin e bashkëpunimit Rasti i vrasjes së një 38-vjeçareje, nënë e katër fëmijëve, në Austri ka marrë një zhvillim të ri. Një 45-vjeçar nga Kosova është arrestuar nën dyshimin për bashkëpunim në vrasje dhe trafikim të paligjshëm të armëve. Sipas mediumit austriak “Heute”, ngjarja kishte ndodhur më 5 prill në Sooß të Austrisë, ku një 47-vjeçar nga Kosova dyshohet se kishte vrarë bashkëshorten e tij 38-vjeçare. Sipas aktakuzës, i dyshuari fillimisht i kishte dërguar bashkëshortes dhurata për Pashkë, ndërsa më pas dyshohet se kishte qëlluar tri herë me armë zjarri në drejtim të saj dhe e kishte goditur rreth 40 herë me kaçavidë në pjesën e sipërme të trupit. Pas ngjarjes, ai dyshohet se e kishte bartur trupin e pajetë në kopshtin e shtëpisë, ku edhe e kishte fshehur. Ndërkohë, në nëntor pritet të dalë para gjykatës edhe një 45-vjeçar, i cili dyshohet se ia kishte siguruar armën autorit të dyshuar. Sipas Prokurorisë, ai ishte në dijeni se arma do të përdorej për vrasjen e 38-vjeçares. Megjithatë, avokati i tij, Mirsad Musliu, i ka mohuar akuzat. Ai ka deklaruar se klienti i tij nuk ia kishte shitur armën të dyshuarit për vrasje, por vetëm kishte tentuar t’ia shiste atë.

ClikMedia
ClikMedia
Open In TikTok:
Region: XK
Friday 13 November 2026 13:44:24 GMT
21789
50
0
15

Music

Download

Comments

There are no more comments for this video.
To see more videos from user @clikmedia.tv, please go to the Tikwm homepage.

Other Videos


About