@rinaaskitchen: Cheesecake i pjekur me boronica!🍰🫐 Përbërësit Shtresa 1 (baza): • 300 g biskota të bluara • 200 g gjalpë i shkrirë Shtresa 2 (mbushja): • 800 g krem djathi • 250 ml krem pana për ëmbëlsira • 4 vezë • 180 g sheqer • Pak Arome vanilje • Pak leng limoni • 1 l/gj miell • 2 l/gj niseshte Shtresa 3 (salca me fruta mali): • 300 g fruta mali • 80 ml ujë • 1 lugë gjelle niseshte • 4 lugë gjelle sheqer Përgatitja Baza: Në një enë përziejmë biskotat e bluara me gjalpin e shkrirë derisa masa të laget njëtrajtësisht. Përzierjen e shtrojmë në tepsi te mbuluar me leter per pjekje dhe e shtypim mirë. Mbushja: Në një enë tjetër vendosim të gjithë përbërësit e shtresës së dytë dhe i rrahim derisa të krijohet një masë kremoze dhe homogjene. Masën e derdhim mbi bazën me biskota. Taven me kallep e mbështjellim me letër alumini që anët të mos marrin ngjyrë të errët gjatë pjekjes, pastaj taven e vendosim ne nje tepsi me te madhe te cilen e mbushim 5 cm me uji te nxehte qe gjate pjekjes mos te qahet Cheesecake-u. E pjekim në furrë të parangrohur në 180°C për 50 minuta. Shtresa me boronica: Boronicat i vendosim në një tenxhere bashkë me ujin, niseshtenë dhe sheqerin. I ziejmë duke i përzier deri sa masa të trashet lehtë, e lëmë të ftohet dhe pastaj e shpërndajmë mbi cheesecake. Në fund, ëmbëlsirën e vendosim në frigorifer që të ftohet dhe të forcohet plotësisht. Ju bëftë mirë nëse e përgatisni!🥰 @rinaaskitchen #cheesecake #iftar #Ramadan #bakedcheesecake