@gatime_medashni: Ëmbëlsirë me fruta mali🫐 🍓 Për bazën: 350gr Buena Vita 125 g gjalpë të shkrirë 135 ml qumësht Për shtresën e frutave: 200gr fruta 5 lugë gjelle ujë 5 lugë gjelle sheqer 10gr xhelatinë 5 lugë gjelle ujë (për të fryrë xhelatinën) Për kremin sipër: 250ml krem kuzhine 150gr çokollatë për zierje 150gr çokollatë e bardhë 50gr çokollatë Kinder Përgatitja: Fillimisht, bashkojmë biskotat e bluara me gjalpin e shkrirë dhe qumështin. I përziejmë mirë, dhe e vendosim në një këllëp për të i dhënë formën; Frutat e malit i ziejmë me ujë dhe sheqer,më pas i shtypim. Kur të bluhen plotësisht, shtojmë xhelatinën e fryrë paraprakisht dhe i përziejmë mirë. I lëmë për pak minuta të ftohen, pastaj masën e shpërndajmë mbi bazën me biskota dhe e vendosim përsëri në frigorifer. Kremin e kuzhinës e ngrohim deri në pikën e vlimit, pastaj shtojmë çokollatat dhe e përziejmë derisa çokollata të shkrihet plotësisht. Nëse nuk shkrihen komplet, mund ta vendosim enën mbi avull derisa të shkrihet; E vendosim sipër ëmbëlsirës, e lëmë në frigorifer gjatë tërë natës pastaj e shërbejmë. Ju bëftë mirë nëse e përgatitni ! 💕 #Receta #cake #torte #liri #recipes @liriprizren
gatime_medashni
Region: XK
Saturday 14 November 2026 13:23:08 GMT
Music
Download
Comments
Afërdita :
qka dmth krem kuzhine .nese mun mema shpjegu ok flm
2026-11-14 16:41:13
3
nisi _ sela :
po ate gjelatinen ku e gjen
2026-11-14 17:05:19
0
Aquariousgiirl :
pls bone red velvet
2026-11-14 16:26:53
1
fromnowheree5 :
😁😁😁
2026-11-14 16:00:06
2
Hana🎀 :
❤️❤️❤️
2026-11-14 15:54:31
2
user098767745 :
🥰🥰🥰
2026-11-14 17:33:07
0
To see more videos from user @gatime_medashni, please go to the Tikwm
homepage.