@euronews.al: DASH miraton shitjen e sistemit raketor HIMARS për Shqipërinë, paketa kap vlerën e 210 mln $ Departamenti Amerikan i Shtetit ka miratuar shitjen e mundshme të sistemeve raketore HIMARS për Shqipërinë, në një paketë ushtarake që kap vlerën e rreth 210 milionë dollarëve. Marrëveshja synon forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit dhe rritjen e aftësisë për t’iu përgjigjur kërcënimeve të mundshme, në kuadër të angazhimeve si vend anëtar i NATO-s. Sipas të dhënave të publikuara nga Defense Mirror, paketa parashikon blerjen e dy sistemeve M142 HIMARS, të shoqëruara me municione të drejtuara me precizion të lartë dhe pajisje të tjera mbështetëse. Konkretisht, në paketë përfshihen gjashtë kontejnerë me raketa M31A2 GMLRS Unitary dhe gjashtë kontejnerë me raketa M30A2 GMLRS Alternative Warhead. Gjithashtu, parashikohet furnizimi me tetë sisteme taktike për drejtimin e artilerisë dhe dy automjete ushtarake Humvee. Pajisjet e tjera përfshijnë sisteme komunikimi, radio taktike, mjete navigimi, pajisje logjistike, pjesë këmbimi dhe mjete për mirëmbajtjen e sistemeve. Paketa përfshin gjithashtu trajnimin e personelit shqiptar, asistencën teknike dhe mbështetjen logjistike. Financimi i blerjes, me vlerë të parashikuar prej 210 milionë dollarësh, do të realizohet përmes programit amerikan të Financimit Ushtarak të Jashtëm (Foreign Military Financing). Kontraktori kryesor për realizimin e kësaj shitjeje do të jetë kompania amerikane Lockheed Martin, prodhuesi i sistemeve HIMARS. #viral #fyp #euronewsalbania
euronews_al
Region: AL
Wednesday 18 November 2026 09:52:53 GMT
Music
Download
Comments
puresoulhuman :
me 210 milion € kishit bler 10 avion ushtarak 20 milion € secili
2026-11-18 10:23:01
59
Sauskkkke :
Veç 2 cop? Ahahahahah ni kartel mexican kishte ble me shum. 🤦🤦🤦
2026-11-18 10:12:58
16
Dani_Dani :
E shyqyr qe vendosen me ble diçka te hajrit
2026-11-18 10:00:17
29
El Toreador :
pas 5 vitesh vine
2026-11-18 10:58:53
4
Malësia e Gjakovës :
🤣😂 ne Shqiperi bjen dhe nuk mendoj per riparime ne te ardhmen
2026-11-18 11:10:09
1
Vlore Ldn 22 :
Po pse me 2 do ti ndalojn rraketat blini 10 jo 2
2026-11-18 11:07:48
1
Valencia :
Paketa thote😂 dy kamjona nje per ramen nje per belen. Shtet kartoni
2026-11-18 20:01:50
1
Bentley :
Tani do e shikoj rusia ca do e gjej
2026-11-18 18:11:23
2
Milano_777 :
per ca na hyjen ne pun kot ja u rras amerika.ja u shet me dhun.
2026-11-18 13:18:56
6
al1985fr :
Kur blen pse blen kur zblen pse zblen,skenaqeni kurr mor aman
2026-11-18 12:04:37
8
Mino tauro :
5 nga keto i blen vetem belinda!!!
2026-11-18 12:40:23
7
panushi :
Shum Shtrejt Shifeni krahasimin me Kroacin
2026-11-19 15:26:43
0
tomi tom :
Jane pak jashte mode sepse levizin me sistemin gps dhe c'orientohen lehtesisht nga armiku,me mire tomahowk 200 raketa me guide autonome. i bejme thirrje shefit te shtabit te pergjithshem😂
2026-11-18 11:36:24
1
Be Nice :
BRAVOOOOOO , DUHET MBUSHUR VENDI ME ARMATIME , BOTA PO BEHET E ÇMENDUR DITA DITES
2026-11-18 10:59:19
5
Tsakos :
Po pse e duam ne kete kur nuk kemi me car te godasim as avjone asgje
2026-11-18 11:00:43
2
F123 :
Super🥰 bravo Shqiperia ishalla bahemi shtet i fort ushtarakisht Kosov Shqiperi 💪 te zgjohemi nga gjumi dhe gjith Shqiptaret te bashkohen mos te perqahemi sepse armiqt gzohen
2026-11-18 19:45:19
2
1061976123456 :
problemi esh raketat qe ku do i gjejn prandaj duhet te kesh sistem raketash qe ta prodhesh vete raketen se mes luftes ngel ske raketa
2026-11-18 16:23:03
1
Sh. Ndr :
mir rraketat po makinat e blinduara çu deshen ne kemi Timakun që ly llamarinat dhe prodhon Shoten?
2026-11-18 22:31:06
1
Dardan Al🥊🥊 :
E cdo na rrujne ka leket kta ne tu na shit skrap 🤣🤣🤣
2026-11-18 10:07:03
7
F.M :
çar na duhen ?! ato nuk ecin vet
2026-11-18 12:57:00
2
😈😈😈Gabriel😈😈😈 :
dun me vjedh prap kto mjer shipria shkret
2026-11-18 18:35:51
1
Feridos Bizari :
e hapen thesin e rrenave
2026-11-18 12:54:32
2
Flamur Cullhaj235 :
kush po i bie shqiperise
2026-11-18 11:39:08
2
. :
brravo shqipe 💪
2026-11-18 13:49:48
1
Pro Wash Albania :
ja prit sa ti marim ca lek borxh belindes
2026-11-18 13:24:24
1
To see more videos from user @euronews.al, please go to the Tikwm
homepage.