@naturaladventuresofkukes: 📍Bele, Kukës🇦🇱 Fshati Bele është i vendosur rrëzë malit të Pikllimës, me Gjallicën përballë, Belja është një pasuri e vërtetë e Kukësit. Këtu gjendet Ujëvara e Belës, Shpella e Jezinës, Kanioni i Vanave (Monument Natyre), bjeshka e Zbinecit dhe Padinës , Shtigjet turistike që të lidhin me Pobregun, Gjegjanin, Bardhocën e deri në Morinë. Belja është gjithashtu porta e parë e Parkut Natyror Korab-Koritnik, një vend ku natyra ka qenë bujare dhe ku turizmi mund të marrë jetë. Por pas gjithë kësaj bukurie fshihet edhe një realitet që të prek… Rreth 95% e banorëve janë larguar. Shtëpi që dikur gumëzhinin nga zërat e njerëzve, oborre që mbajnë kujtime, rrugica që presin hapat e atyre që dikur i mbushnin me jetë. Ndoshta njerëzit janë larguar nga fshati, por Belja nuk është larguar kurrë nga zemrat e tyre. Kjo video është një përshëndetje për çdo banor të këtij fshati, për këdo që është rritur aty, për ata që jetojnë larg dhe për ata që ende e mbajnë këtë fshat në kujtime. Sepse disa vende nuk janë thjesht vende… janë rrënjët tona! ❤️ Bele, Kukës – bukuri që meriton të zbulohet dhe një histori që nuk duhet harruar! #kukes #nostalgia #village #memories #viral

NaturalAdventuresofKukes
NaturalAdventuresofKukes
Open In TikTok:
Region: AL
Wednesday 18 November 2026 16:47:32 GMT
3250
174
7
47

Music

Download

Comments

anonim_2009.1
notfound_k2009 :
Shum vend i bukur por 15 shpia gjynah 🥹😍
2026-11-18 16:49:53
2
koloshi.07
koloshi♥️ :
e fshati immm ma i bukur.❤️❤️❤️❤️❤️
2026-11-18 17:31:22
2
morrisdavide
Davide Morris :
Krenari per mua aty ku jam nip (Beluli)
2026-11-18 19:25:01
0
materiale_ndertimi_marku
materiale_ndertimi_marku :
😳😳😳
2026-11-18 19:27:01
0
To see more videos from user @naturaladventuresofkukes, please go to the Tikwm homepage.

Other Videos


About