@joq: Një pamje e pazakontë nga samiti i APEC në Shenzhen të Kinës ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Televizioni shtetëror rus ka publikuar pamjet e një oficeri të marinës, i cili shihet duke mbajtur një valixhe të zezë që lidhet me sistemin e komandimit të forcave bërthamore të Rusisë. Në video, gazetari rus Yevgeny Popov i drejtohet oficerit dhe e pyet nëse valixhja që mban është ajo bërthamore e presidentit Vladimir Putin. Përgjigjja e ushtarakut është e drejtpërdrejtë: “Po”. Gazetari e pyet sërish nëse bëhet fjalë pikërisht për atë valixhe dhe oficeri konfirmon: “Pikërisht ajo”. Pajisja njihet si “Cheget” dhe është pjesë e sistemit rus të komandimit dhe kontrollit të arsenalit strategjik bërthamor. Ajo shërben si një terminal komunikimi i sigurt mes presidentit dhe drejtuesve të lartë ushtarakë, duke mundësuar transmetimin e autorizimeve për përdorimin e armëve bërthamore. Pra, nuk bëhet fjalë për një valixhe me një buton të thjeshtë që lëshon raketat. Pamjet janë publikuar në një moment me rëndësi diplomatike, teksa Putin ndodhet në Kinë për samitin e APEC, ku merr pjesë edhe presidenti amerikan Donald Trump, së bashku me presidentin kinez Xi Jinping. Sipas gazetës spanjolle “El País”, shfaqja e valixhes para kamerave mund të jetë edhe një demonstrim i qëllimshëm i fuqisë ushtarake ruse në prag të takimit mes tre liderëve.

JOQ Albania
JOQ Albania
Open In TikTok:
Region: AL
Wednesday 18 November 2026 19:13:34 GMT
12453
198
6
108

Music

Download

Comments

joker.33
JOKER 🎭 :
presion kot bejn, nuk varet arma berthamore nga nje person. te tjere jan ata qe e sundojn boten😏. po te varet nga nje person arma berthamore kishte kry pun bota😉.
2026-11-18 20:27:05
1
kreativ22
kreativ :
Gjithmon keshtu kercenojn mirpo nuk ka asgje nga ta “politike”
2026-11-18 20:31:10
0
goat.2
goat :
Atë kanë atë marrin me vete,bëjnë presion 😂😂😂
2026-11-18 19:53:52
0
viktorviktorzz
Viktor T.I.R :
Shume mire Bravo
2026-11-18 19:47:46
0
berti654
Albert :
nuk esht valicja berthamore
2026-11-18 19:22:43
0
servisballa
/-\ :
2026-11-18 20:19:14
0
bn123.7
BEKIM NELAJ♿️♿️ :
BOMBA BËRTHAMORE HARET NGA NJË EKIP I TËR QË JAN BËRNDA 24/7 ME TURRNE SMUNDET TË GODASËSH KOT ME KTË ARËM SE VARET FATI 8 MIËJARD NJËRZVE
2026-11-18 20:35:55
1
user123455677817
. :
Po se tjerat shtete skan po shuj more kta nje ukrahin sun jan te mujt qiten posht pja gjun dronat ne rusi pa pik mbrojtje ishin
2026-11-18 19:38:32
1
alp.alumin
Alp.alumin :
Ka mar buk me vete ju thoni valixhe berthamore
2026-11-18 20:06:42
0
kl10dmx
kl10dmx :
lesht ka mrena😁
2026-11-18 20:02:56
0
To see more videos from user @joq, please go to the Tikwm homepage.

Other Videos


About