@egersbardhi: Në fakt, kjo është dëshira më e madhe e kryeministrit: të krijojë narrativën se protesta nuk është kundër tij, por kundër Partisë Socialiste. Të fshihet pas partisë për t’i shpëtuar përgjegjësisë personale. Mund të jetë gjithçka tjetër, por socialiste kurrsesi. Mund të jetë parti e njëshit, e injorancës, e antivlerave, e servilizmit, e sekserëve dhe e interesave personale. Por jo Partia Socialiste. E dini pse? Sepse nuk besoj se ka socialistë të ndershëm që e ndiejnë veten të përfaqësuar nga një parti që varet tërësisht nga tekat, humori dhe vullneti i një njeriu të vetëm. Nga një parti ku karriera ndërtohet mbi servilizmin, verbërinë politike dhe kyçjen e gojës, ndërsa bindjet, integriteti dhe merita janë kthyer në pengesa për t'u ngjitur në shkallët e pushtetit. Nuk besoj se ndihen të përfaqësuar nga një parti që i ka braktisur vlerat dhe që qytetarin e konsideron të shenjtë vetëm ditën e votimit, ose kur duhet të shtrohet ndonjë rrugë e rrënuar dhe të gjendet një qytetar për të plotësuar videon e radhës propagandistike. Ndaj, pavarësisht dëshirës së madhe të Ramës për të paraqitur të kundërtën, kjo protestë është dhe do të mbetet kundër tij, si mishërimi i modelit më të pisët të qeverisjes. #mestudentet #protest #albania #flamingorevolution
Egers Bardhi
Region: AL
Wednesday 18 November 2026 20:36:03 GMT
Music
Download
Comments
ladistembari :
Rama ka popullin me vetem provoeni me vota sa do ju votoi populli🙏
2026-11-19 08:52:29
1
Aldo Tirane :
Vota e heq Ramen jo dhunaa
2026-11-23 12:27:17
1
user941246959270 :
partia e hajdutve
2026-11-18 21:06:54
11
lumturije cila :
Rama Jepe Dorheqjen
2026-11-19 08:15:43
4
Arjan Lushnjari :
brravo xhaxhi zoti te bekofte
2026-11-20 14:33:19
0
Nadire Hoxhaj :
Protesta është kundër ty
2026-11-19 09:48:35
1
mi.ri9714 :
bravo vlla mos ndaloni
2026-11-18 21:54:49
2
user2485480800573 :
jo o ram e kane me ty
2026-11-19 18:48:42
0
fredi3067 :
Parti e ali babës
2026-11-19 12:11:54
1
user1616161616 :
@respekt djalosh
2026-11-18 22:37:19
2
Mobileri Montime Riparime :
e kush guxon të jap mendim nëse rama ka gabim [E qeshur e miratuar][E qeshur e miratuar][E qeshur e miratuar] o zot
2026-11-18 22:08:27
0
krisuknow :
Jo ne e kemi me rilindjen
Bravo djali
2026-11-19 18:05:04
0
ahmetleka429 :
Rama ne burg Berisha ne burg
2026-11-19 22:59:40
0
vlora :
bravo djal
2026-11-19 08:02:26
1
lilla :
BRAVOOOO MOR DJALE, TE LUMTE GOJA.
2026-11-20 15:07:35
0
Ale :
E vertet
2026-11-19 05:04:11
1
Zemra :
TE DASHTE I MADHI ZOTE MOR DJAL FLORI
2026-11-20 09:31:22
0
Aleksander Metaj :
BRAVO
2026-11-20 03:47:34
0
Ani❤️ :
Rama ne burg Berisha ne burg
2026-11-19 10:50:15
7
Biku Kalemasi :
bravoooo riniiiiiioo🥰🙏🙏🙏🙏🙏
2026-11-19 17:47:03
0
@whisky.bau.bau :
partia punes
2026-11-19 13:25:11
0
user0008272727. :
ai lideri i demokraci jua paska mësuar
2026-11-23 18:11:43
0
goni :
bravoooo
2026-11-19 17:55:43
0
marieta :
🙏i pari ai eshte😂😂😂😂😂😂😂😂😂
2026-11-19 07:36:04
0
To see more videos from user @egersbardhi, please go to the Tikwm
homepage.