@news24_al: Vazhdojnë përplasjet dhe tensionet mes policisë dhe protestuesve përpara Kryeministrisë. 📷 Efektivët shtyjnë protestuesit drejt trotuarve, në zbatim të aktit normativ, që nuk lejon qytetarët të protestojnë as paqësisht në bulevard. Qytetarët janë shprehur se akti normativ është i paligjshëm. Një nga protestuesit, flamurmbajtësi i bën thirrje Policisë që mos shtyjë, që mos përdhosë flamurin kombëtar, për 2500 euro. “Krejt tradhtarë jeni. E përdhosni flamurin për 2500 euro. Kujt i shërbeni. Si nuk u vjen turp more”, ishin thirrjet e qytetarëve ndaj efektivëve.