@harisvongli: Diplomacia, komunikimi, dinjiteti dhe serioziteti janë vlera themelore që arena politike duhet t’i respektojë pa më të voglin dyshim. Ato duhet të mishërohen nga udhëheqës me integritet moral të lartë e përgjegjësi publike. Jo nga figura karagjoze që e ngatërrojnë diplomacinë me spektaklin, dhe humorin me mungesën e etikës. Ky moment nuk është thjesht një moment humori, por një tjetër shembull i mënyrës se si protagonizmi personal mund të vendoset mbi seriozitetin institucional. Problemi nuk është nëse Kryeministri ka apo jo sens humori. Problemi është kur humori përdoret pa kuptuar vendin, momentin dhe përgjegjësinë e detyrës. Diplomacia nuk është një skenë ku udhëheqësit konkurrojnë për vëmendje. Ajo është hapësira ku përfaqësohen shtetet, respektohen protokollet dhe ndërtohet besueshmëria ndërkombëtare. Dhe pikërisht këtu qëndron shqetësimi më i madh: personalizimi i tepruar i pushtetit, ku figura e udhëheqësit kërkon vazhdimisht të dominojë mbi institucionin që ai duhet në fakt t’i shërbejë. Karagjozi ne video eshte Edi Rama, i cili e ka humbur lidhjen me realitetin dhe gjuthashtu betejen me veten e tij te cilen nuk e ka me ne kontroll, pra ai dhe pushteti absolut i tij po mbysin njeri-tjetrin. #diplomacy #edirama #protest #albania #communication
Haris Vongli
Region: AL
Friday 20 November 2026 20:31:33 GMT
Music
Download
Comments
lavori in corso :
ke shume te drejte zonje
2026-11-20 21:07:17
0
zebelina :
Falemndrës zonjë.
2026-11-20 21:14:56
0
kostakristidhi :
edhe unë
2026-11-20 20:36:50
0
EMF1955 :
2026-11-20 21:10:30
0
Hido Memo :
2026-11-20 21:16:30
0
Hido Memo :
2026-11-20 21:16:16
0
Hido Memo :
2026-11-20 21:16:07
0
alfred :
si ky kishim këtu në Milano një djal nga Tirana që të përqafonte sa her të shihte dhe të tjerëve i luante syrin
2026-11-20 20:58:00
0
vinibush :
👏👏👏👏👏👏👏👏
2026-11-20 21:10:52
0
To see more videos from user @harisvongli, please go to the Tikwm
homepage.