@euronews.al: Prezantohet roboti pa pilot për FSK-në, “Made in Kosova” Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka bërë të ditur se për nevojat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ministrisë së Mbrojtjes iu dhurua roboti tokësor pa ekuipazh (UGV), me numër serik SR-4-001-KS, i prodhuar nga kompania kosovare – amerikane STRIDAR. Maqedonci bën të ditur se ky është UGV-ja e parë e prodhuar në Kosovë dhe një hap i rëndësishëm për zhvillimin e industrisë vendore të mbrojtjes. “Sot, për nevojat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ministrisë së Mbrojtjes iu dhurua roboti tokësor pa ekuipazh (UGV), me numër serik SR-4-001-KS, i prodhuar nga kompania kosovare – amerikane STRIDAR. Ky është UGV-ja e parë e prodhuar në Kosovë dhe një hap i rëndësishëm për zhvillimin e industrisë vendore të mbrojtjes. UGV-të janë mjete robotike pa operator. Ato mund të kontrollohen nga distanca ose të kryejnë detyra të caktuara në mënyrë autonome. Varësisht nga modeli dhe konfigurimi, mund të përdoren për vëzhgim, transport pajisjesh dhe mbështetje në zona me rrezik; mund të pajisen edhe me sisteme armatimi të kontrolluara nga distanca. Zhvillimi i sistemeve të tilla dëshmon potencialin e teknologjive me përdorim të dyfishtë, të cilat mund t’u shërbejnë nevojave të mbrojtjes dhe atyre civile. Marrëveshjen e donacionit e nënshkrova së bashku me përfaqësuesin e kompanisë STRIDAR, z. Nils Alstad. E falënderoj STRIDAR-in për këtë kontribut dhe për angazhimin në zhvillimin e kapaciteteve vendore”, ka shkruar Maqedonci.#fyp #viral #viralvideo #euronewsalbania
euronews_al
Region: AL
Saturday 21 November 2026 09:15:42 GMT
Music
Download
Comments
riad gashi :
fort permas jem si popull
2026-11-21 10:49:44
0
bilionero :
jo a pet ma mir se projekti gjigand ne lupq bravo kosov ke hec shum perpara
2026-11-21 10:54:14
0
Edmond Thaqi3 :
E qka ka ky robot qka mun me kry pun ky a lshon naj raket a qka ban ky
2026-11-21 10:09:31
7
anjezëë❤️ :
Elhamdulilah fuqia allahut
2026-11-21 10:29:58
2
Bess :
Nga hiq ne UÇK e nga UÇK ne superfuqi Ballkanike,kjo pra esht Kosova Jone vllazen motra 🇦🇱🇽🇰🫡
2026-11-21 10:30:01
4
meti.ramadani :
Kur tdel GTA 7 qathere nashta bajn diqka
2026-11-21 10:49:27
0
fieraku656 :
2026-11-21 10:00:23
15
1234567 :
Veq ishalla nuk osht rren silur me dron qe that
2026-11-21 10:07:14
2
Genti makina me qera✅️ :
deri ne sa merta I punon pulti
2026-11-21 10:16:26
0
Rito Rito :
😂😂😂😂... si puna e atije te dronit 🙏🙏😂😂😂
2026-11-21 10:19:15
2
Mirsad🇦🇱🇦🇱🇦🇹 :
Vetem perpara kosov ✌✌✈️✈️
2026-11-21 10:21:36
0
Meriton :
hahahah 😂😂
2026-11-21 10:41:02
0
user5334717645087 :
Suksese
2026-11-21 10:08:09
0
Maestro :
👏👏👏
2026-11-21 10:48:46
0
Abbrechen :
Pasha zotin mujn me ma vertetu fjalen kta qe jetojn jasht e nashta kan pa neper supermarkete asi roboti pastrus shum ma i avanzum e i ka tonat plus ta lshon rrugen vet pa e perdor kerkusg
2026-11-21 10:44:50
0
Toni :
Parameno shumica ne komente thojn so kurgjo nderkoh qe shumica e shteteve kane robot toksor qe perdoren per zbulime,transport,cminim
2026-11-21 10:44:59
0
DB :
Gjith ajo kuti kishe osht najfar droni e knej del shporta viva freshit
2026-11-21 09:51:05
5
Flamuri :
shum e mir minister veq perpara karroc dore veq me rrym paskan mu knaq ushtart me to Urime Kosove
2026-11-21 09:38:06
2
Drãni :
i mir te koka me bajt dru
2026-11-21 10:13:55
3
HusTler :
Ky qenka fiks per karroc supermarketi
2026-11-21 10:22:20
2
Adnan Gashi1 :
Me telekomand si keret e thmive kuka veq i modifikun si kulic 😂😂😂😂
2026-11-21 10:33:29
1
El Toreador :
dhe jan mbledh gjith ata burra per te pare nje makin me.telekomand ???
2026-11-21 10:10:59
1
Taulant 🇦🇱🇽🇰 :
Spe di a me kajt a mu mburr
2026-11-21 10:31:01
1
drini010 :
Loder femije… ku jan dronat?
2026-11-21 10:42:34
0
ari :
për transport specash😂😂😂😂si ai kanali vaditës
2026-11-21 10:40:26
0
To see more videos from user @euronews.al, please go to the Tikwm
homepage.