@publik.al: Rreth 50 deputetë nuk ngritën dorën Vendimi për përjashtimin e Elisa Spiropalit nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste është shoqëruar me pikëpyetje mbi mënyrën se si u zhvillua mbledhja dhe procedurën e ndjekur nga drejtuesit e mazhorancës. Sipas informacioneve, çështja nuk ishte përfshirë në rendin e ditës të njoftuar paraprakisht, ndërsa vetë Spiropali nuk ishte thirrur dhe nuk mori pjesë në mbledhje. Në vend që anëtarëve të grupit t’u kërkohej të shpreheshin përmes një votimi të rregullt, vendimmarrja e marrë në Asamblenë e PS-së u paraqit si një çështje e përfunduar, duke u kërkuar deputetëve ta konsideronin atë të miratuar edhe në nivelin e grupit parlamentar. Por mënyra se si u administrua ky proces ngre pikëpyetje serioze. Rreth 50 deputetë nuk e ngritën dorën, megjithatë vendimmarrja u komunikua sikur të kishte marrë miratimin e grupit. Pra, nuk pati një votim formal që të evidentonte qartë qëndrimin e secilit deputet dhe as një pasqyrim transparent të vullnetit të anëtarëve të Grupit Parlamentar. #publik #publikal #publikmedia

Publik MEDIA
Publik MEDIA
Open In TikTok:
Region: AL
Tuesday 24 November 2026 13:25:23 GMT
1793
25
0
0

Music

Download

Comments

There are no more comments for this video.
To see more videos from user @publik.al, please go to the Tikwm homepage.

Other Videos


About