@albania_freedom_news: Një fotografi nga terreni pas rrëzimit të dronit në Tiranë, që është përdorur për hedhjen e gazit lotsjellës gjatë protestës së 28 Nëntorit, ngre pikëpyetje mbi teknologjinë që disponon Policia e Shtetit për ndërhyrjet ndaj protestuesve. Në pllakën elektronike të pajisjes dallohet emërtimi SPECRYS – Crystal Grating Technology, si dhe etiketa me numrin serial SN 304. Emërtimi SPECRYS lidhet me një kompani izraelite, të identifikuar në raportime ndërkombëtare për prodhimin e sistemeve të shpërndarjes së gazit lotsjellës nëpërmjet dronëve. Por kur është pajisur Policia e Shtetit me këtë teknologji? Nëpërmjet cilës kontratë është blerë, sa ka kushtuar dhe sa sisteme të tilla disponojnë forcat e rendit? Mbi të gjitha, cili është protokolli që autorizon hedhjen e gazit lotsjellës nga ajri mbi një turmë qytetarësh protestues, ku ndodhen edhe gazetarë dhe kalimtarë? Gjatë protestës së sotme, krahas përdorimit të autoboteve me ujë me lëndë irrituese dhe gazit lotsjellës, është edhe përdorimi i dronëve, pa paralajmërim paraprak të qytetarëve. Fotografia e pajisjes së rrëzuar përbën një pistë konkrete për të hetuar origjinën e kësaj teknologjie, mënyrën e prokurimit dhe kushtet e përdorimit të saj. Policia e Shtetit duhet të sqarojë publikisht jo vetëm se me çfarë pajisjesh po ndërhyn ndaj protestuesve shqiptarë, por edhe mbi çfarë baze ligjore i përdor ato. #albaniafreedomnews #albaniafreenews #rebelnewsal #rebelnewsalbania #albaniafreedom
ALBANIAFREEDOMNEWS.AL
Region: AL
Saturday 28 November 2026 19:57:26 GMT
Music
Download
Comments
pajisje_sportive_aps :
Izraeli kundra Shqiperise
2026-11-28 20:34:25
242
anarana639 :
nuk jemi palestine
jemi Shqiperi
2026-11-28 20:59:23
24
bledar komi :
po nrm se ato do e ndihmojn me mbajt pushtetin per interesa tvetat nga marveshjet qe kan bo
2026-11-28 20:24:18
134
user9610394868883 :
ka dhe Polici Izraelite
2026-11-28 20:32:53
39
123456799076432 :
Tani e moret vesh ju ata kan e pakta 35 vite qe na rjepin Naften. Gazin. Kromin e shum te tjera tani duan te na nxierin dhe nga shtepit dhe njerzit pijn kafe te shkurter akoma
2026-11-28 20:59:18
38
🌸Marta 🌸Unique🌸📞 :
Po tani e pate ju
2026-11-28 20:51:09
14
pq61 :
ky çfarë nuk bene per te mbajtur pushtetin ,perderi sa Drejtesia eshte e cunguar vepron nga mesi e poshte kurse larte nuk ngjitet,ne keshtu do vuajme se jemi te perçare per nje vend pune.turp per ne
2026-11-28 20:29:28
32
Mira :
O Zot ndihmoje🙏🇦🇱💔😢😢
2026-11-28 20:27:53
8
❤️ :
Turppppp
2026-11-28 21:00:24
6
❤"lone wolf"❤ :
Izraeli pra
2026-11-28 21:09:38
7
ermali222 :
captain america
2026-11-28 20:49:06
2
ζετα ραπαι :
Ato mbetjet e drounit duhet ti mbani si prova kunder qeverise,se do i vij dita te dalun para drejtesise
2026-11-28 21:58:35
0
dbcsh123 :
😡😡😡😡😡
2026-11-28 21:34:44
2
__dyqanlulesh :
2026-11-28 20:40:19
0
krist 🇪🇸 :
2026-11-28 20:58:36
0
lesev ukfad :
2026-11-28 21:09:17
0
n_b_n_d :
Edhe ta kuptojne ata shqiptare qe thone pse flisni kunder izraelit. Shtet genocidial dhe kriminal.
2026-11-28 21:58:40
3
kingu44 :
nuk kemi parë gjë akoma ata që dalin krahë kësaj qeverisje nuk ngrihen do e shohin vendin vetëm Izraelit
2026-11-28 20:13:32
13
Boronica Mjedra Fruta Pylli :
ndal kolonizimit çufo të Shqipërisë
2026-11-28 21:43:11
4
Edi :
vetem nje Avni Rustemi e shpeton Shqiperine
2026-11-28 21:08:22
4
Jeti :
i vjen era sa so bon o njerz duhet me u mobilizu
2026-11-28 20:29:05
2
__dyqanlulesh :
2026-11-28 20:40:22
1
077 🇦🇱 :
Me gjith Respekt po ju kisha lut krejtve shiptarve kudo ku jetojn neper Bot shperndane ket video se nuk asht hajgare po sa nuk asht ba ma e madhe se kur te mer pernime israeli at her kena me pa kush jan kta e sa nuk asht ba von shperndane sa ma shum se edi rama nuk jep dorheqje kta po jav tham me ket duhet me ba qdo sen e mos me leju ket sen Respekt 🇦🇱🇦🇱
2026-11-28 22:48:12
0
Teuta Pere :
Ja kush i vret Shqipetaret bashke me Edin
2026-11-28 22:12:55
1
Tany :
2026-11-28 20:45:06
0
To see more videos from user @albania_freedom_news, please go to the Tikwm
homepage.