@itsmetrebbb: #skindough

Trebb🧿🪬
Trebb🧿🪬
Open In TikTok:
Region: PH
Wednesday 10 June 2026 12:25:00 GMT
2958
77
8
11

Music

Download

Comments

rosie03232
Rosie :
nakaka glow ng skin
2026-06-10 15:23:54
1
beya6763
it's me :
angkinis talga
2026-06-28 16:20:38
0
kitkat7233
kitkatshopheres :
Ganda
2026-06-10 13:42:30
1
llewolt
llewolt :
Galing epktib kita sa skin
2026-06-10 12:57:27
2
kimmyyx_
kimmy :
🥰🥰
2026-06-10 13:29:15
2
jmaeyoung23
JasminsCosmetics :
🥰🥰🥰
2026-06-11 05:40:27
0
grithcin
grithcin12 :
🥰🥰🥰
2026-06-10 20:24:40
0
carmela318
Carla0930🧿 :
🥰🥰🥰
2026-06-10 23:08:15
0
To see more videos from user @itsmetrebbb, please go to the Tikwm homepage.

Other Videos

Gati 1.2 miliardë njerëz në mbarë botën jetojnë me një sëmundje mendore, pothuajse dy herë më shumë se në vitin 1990. Këtë e dëshmon një studim i publikuar në revistën shkencore The Lancet. Gjithnjë e më shumë fëmijë dhe të rinj po vuajnë nga sëmundje mendore. Sipas ORF Niederösterreich, sëmundjet mendore tek fëmijët dhe adoleshentët po rriten në mënyrë dramatike. Ekspertët paralajmërojnë veçanërisht për përdorimin e hershëm të rrjeteve sociale. Kjo u theksua gjatë një samiti për shëndetin e fëmijëve dhe të rinjve në Reichenau an der Rax, në distriktin e Neunkirchenit. Veçanërisht ankthi, depresioni dhe çrregullimet e të ngrënit, si anoreksia dhe mbipesha, po rriten në mënyrë alarmante. Sot sëmundjet mendore janë bërë shkaku kryesor i dëmtimeve shëndetësore në botë, duke tejkaluar edhe sëmundjet e zemrës, kancerin dhe shumë sëmundje të tjera fizike. Shkencëtarë nga Institute for Health Metrics and Evaluation dhe University of Queensland analizuan të dhëna nga 204 vende dhe territore për periudhën 1990–2023. Rezultatet tregojnë se gratë preken në mënyrë disproporcionale, por alarmi më i madh janë fëmijët dhe adoleshentët tanë nga mosha 15 deri në 19 vjeç. Dhe unë pyes: Ku gjendet shëndeti mendor i popullit shqiptar në këto statistika? Sepse për gratë e dimë. Na ka shtypur pesha e shekujve, sakrifica, heshtja dhe dhimbja e trashëguar brez pas brezi. E pas luftës po e di që na ka qu “sefaja” peshë, një “sefa” që përkthehet si lodhje shpirtërore që buzëqesh jashtë, por qan brenda. Por çfarë po ndodh me fëmijët tanë? Me adoleshentët tanë që po rriten me ankth, vetmi, presion, zbrazëti emocionale dhe mungesë dëgjimi? Me fëmijë që qajnë në heshtje nëpër dhoma, ndërsa ne merremi me atë se çka po thotë bota? Jemi bërë një popull që investon më shumë në pamje sesa në paqe shpirtërore. Një popull që shpenzon për luksin, veturat, markat dhe “perfeksionin” e jashtëm, por dridhet kur dikush në familje thotë: “Nuk jam mirë.” Sepse ende kemi frikë nga e vërteta emocionale. Ende jetojmë me mentalitetin: “Çka ka ai/ajo? I ka krejt.” Sikur pasuria ta shërojë shpirtin. Sikur buzëqeshja në fotografi ta zhdukë depresionin. Sikur paratë ta mbysin ankthin që ta shtrëngon gjoksin natën. Në të vërtetë kemi arritur shumë: shkollim, integrim, zhvillim, para, status. Por emocionalisht shpesh kemi mbetur të burgosur në një vorbull egoje, krenarie të sëmurë dhe mungese empatie. Aq sa ndonjëherë as bota nuk po na kupton më. Vetë gjendja politike në Kosovën tonë të dashur është pasqyrë e një shoqërie të lodhur emocionalisht. Një stagnim i frikshëm mes racionalitetit, vlerës kolektive dhe egos personale. Flasim për kombin, por harrojmë njeriun. Flasim për krenari, por nuk dimë të përqafojmë një shpirt që po thyhet në heshtje. Dhe tragjedia më e madhe është se shumë shqiptarë ende ndihen në turp të kërkojnë ndihmë profesionale. Sikur psikologu të jetë dobësi. Sikur dhimbja mendore të mos ekzistojë derisa të shpërthejë në heshtje, në varësi, në dhunë apo në vetëshkatërrim. Në mbarë botën vetëm rreth 9% e njerëzve me depresion të rëndë marrin trajtim minimalisht të duhur. Në 90 vende kjo shifër është nën 5%. Por edhe ne shqiptarët shpesh jemi alergjikë ndaj profesionistëve të shëndetit mendor, sepse jemi mësuar të mbysim emocionin dhe jo ta shërojmë atë. Ndoshta ka ardhur koha ta pranojmë një të vërtetë të dhimbshme. Forca nuk është të heshtësh dhimbjen. Forca është të thuash: “Kam nevojë për ndihmë.” Sepse shëndeti mendor është po aq i rëndësishëm sa ai fizik. E sidomos për ne, një popull i traumatizuar me shekuj. Një popull që ka mbijetuar luftëra, shpërngulje, varfëri, padrejtësi dhe plagë kolektive që ende jetojnë brenda nesh. Dhe ndoshta dhimbja jonë më e madhe është kjo: kemi mësuar si të mbijetojmë, por ende nuk kemi mësuar të flasim për ndjenjat tona, për frikën, për ankthin, për vetminë dhe për të qenit i thyer brenda. Sepse tek ne, shpesh njeriu më parë lejohet të vuajë sesa të tregojë që nuk është mirë shpirtërisht.

About