@tiranatodaynews: Një telefonatë për vendosjen e një bombe në shkollën “Emin Duraku” ka alarmuar Policinë e Tiranës mëngjesin e kësaj të hëne. Telefonata është bërë rreth orës 06:30, ku pretendohej se në ambientet e shkollës ndodhej një lëndë shpërthyese. Menjëherë pas njoftimit, në institucion mbërritën forcat e Policisë, së bashku me strukturat antiterror, të cilat kryen kontrolle të imtësishme në ambientet e shkollës. Pas verifikimeve, rezultoi se bëhej fjalë për alarm të rremë, pasi nuk u konstatua asnjë lëndë apo pajisje shpërthyese. Në vijim të hetimeve, Policia ka arrestuar Mandi Jataganin, i dyshuar si personi që ka kryer telefonatën. #fyp #news #tiranatodaynews
tiranatodaynews
Region: AL
Monday 14 September 2026 13:22:13 GMT
Music
Download
Comments
FullSend_Arian :
Bobo ca behet ktu nshqipri
2026-09-14 16:33:26
6
03' :
e kan bo qe mos tbojn shkoll
2026-09-14 19:12:39
3
ajsi_the_diva :
Eshte folco
2026-09-14 19:32:30
1
To see more videos from user @tiranatodaynews, please go to the Tikwm
homepage.